Basha: Votimi dhe numërimi elektronik, kusht për garantimin e votës së lirë

16.01.2017 16:44:12

Kryetari i PD, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook thekson se memorandumi i nënshkruar mes partive të opozitës i dërgon një përgjigje të qartë koalicionit qeverisës sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Gjithashtu ai është shprehur se kauza e PD-sëj është e qartë, vota e qytetarëve.

“Koalicioni opozitar me pjesëmarrjen edhe të PBDNJ dhe AK nënshkruan memorandumin që sanksionon se votimi dhe numërimi elektronik është kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme. Opozita është e bashkuar dhe kauza e saj është e qartë: vota e qytetarëve, vullneti i tyre duhet të vendosë qeverisjen e vendit.

Zgjedhjet e lira nuk janë thjesht kërkesë e opozitës, por kauza e të gjithë popullit dhe interes jetik për vendin. Ndaj ftoj të gjitha partitë politike që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme t’i bashkohen koalicionit tonë për votën e lirë. Çdo justifikim apo shmangie nga kjo çështje është kundër interesit të vendit”, shkruan Basha.