Deputeti Bekim Haxhiu me familje për ta përcjellë ndeshjen Turqi-Kosovë (Foto)

12.11.2016 17:45:28

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është në Antalia të Turqisë për ta përcjellë ndeshjen e Kosovës me Turqinë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Haxhiu nuk është vetëm në këtë ndeshje, ai ka udhëtuar bashkë me familje.

Ja postimi i tij:

Gati për ndeshjen Turqi – Kosovë

Me moton:

SPORTI NË ÇDO FAMILJE

Me familjarë dhe shoqëri në fushat sportive, të përkrahim rininë tonë në të gjitha sportet që ajo të zhvillohet e shëndoshë dhe konkurruese mes veti dhe me të tjerët.

Sonte, suksese futbollistëve të Kombëtares së Kosovës!

#MeFat

#Unë Biri Yt Kosovë

kamo1