Përmbytjet, hapet rruga Librazhd-Prrenjas

12.11.2016 17:34:28

Kompania e rrugëve ka pastruar dhe ka hapur aksin rrugor Librazhd – Prrenjas që ishte bllokuar nga përmbytjet dhe rrëshkitjet e dherave.

Në vendngjarje ka qenë edhe ministri i Transporteve Sokol Dervishaj, i cili inspektoi nga afër punimet për zhbllokimin e rrugës.

“Jemi në gatishmëri maksimale në të gjithë vendin. I bëj thirrje drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalistikën”, është shprehur ministri Dervishaj.