Basha: Zgjedhje ligjore në 18 Qershor nuk do të ketë

07.05.2017 11:52:49

Kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh sot se zgjedhje në 18 Qershor nuk do të ketë.

Duke mbajtur fjalimin nga çadra e protestës, Basha hodhi një sërë akuzash ndaj institucionit kryesor të zgjedhjeve, KQZ.

“Edi Rama dhe Ilir Meta kanë thyer kodin zgjedhor se ligjërisht nuk ka zgjedhje në 18 qershor, nuk ka lista kandidatësh për 18 qershor”, tha Basha.

Ai akuzoi KQZ-në se ka refuzuar ti vërë në dispozicion tre anëtarëve të saj, listat e qytetarëve që kanë firmosur për disa parti politike.

Sot KQZ ka bërë harakirin total, ka refuzuar të vërë në dispozicion të tre anëtarëve të votuar nga opozita, listat e partive që janë detyruar të mbledhin firmat për partitë që janë futur në zgjedhje. Kanë refuzuar sepse kjo KQZ është bërë mburojë e paligjshmërisë refuzoi të zbatonte më 27 prill listat që kishin ardhur me vonesë sepse transparenca është armiku kryesor i republikës së vjetër. KQZ ka marre sot fund për ne si entitet i ligjshëm i republikës së vjetër”, tha më tej Basha.

“Këta ja kanë kaluar edhe Ramizit me çmendurinë e tij”, u shpreh Basha.

“I madhe e vogël e di se në këto zgjedhje s’është regjistruar asnjë subjekt veç koalicionit që garoi ne vitin 2015, edhe ai jo i plotë”, tha Basha.

Ky reagim i Bashës vjen sot kur përfaqësues të PD-së në KQZ u shprehën se nuk ka kohë fizike për të shqyrtuar të gjitha listat e partive. Sipas tyre nevojitet një ditë kohe për ta bërë këtë gjë, ndërsa Biba u shpreh se ato duhen mbyllur.