Qeveria nigeriane ka thënë më 7 maj se zyrtarët kanë konfirmuar raportimet për lirimin e nxënësve nga Chibok, një ditë më parë. Por në njoftimin e qeverisë nuk është thënë se sa militantë të dyshuar të Boko Haramit janë liruar.
Zyrtarët nigerianë kanë thënë se qeveria zvicerane dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kyq kanë ndihmuar në negociatat me grupin Boko Haram.
Vajzat e liruara janë takuar me presidentin e Nigerisë, Muhammad Buhari.
Në prill të vitit 2014, 276 nxënëse u rrëmbyen nga Boko Harami, nga një shkollë në qytetin Chibok, në veri të Nigerisë. 57 nxënse arritën të ikin nga grupi, disa muaj pas rrëmbimit.
Edhe 21 vajza u liruan në tetor të 2016-ës dhe disa të tjera u liruan po ashtu në janar të 2017.
Edhe pas lirimit të 82 vajzave, edhe 113 besohet se po mbahen nga grupi Boko Haram.