Basha: Zgjedhjet e lira nuk bëhen me Ramën kryeministër

06.08.2016 14:20:47

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend.

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shkruar në facebook për atë që e cilëson betejën e re: zgjedhjet e lira dhe të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër.

Sipas tij, me shpresen e kotë se mund të ndalë betejën vendimtare për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, Edi Rama me nje grusht mercenarësh mediatikë po përpiqen të shpikin fijen e kashtës në PD për tu kapur si i mbyturi.

Për Bashën, kushti që PD vendosi është kthyer në anktin e përnatshëm të Ramës, por zgjedhjet e lira janë një vendim popullor i pakthyeshëm që nuk mund të bëhen me Ramën Kryeministër dhe langot e tij të korruptuar.

Ja postimi:

Me shpresen e kotë se mund të ndalë betejën tonë vendimtare për Zgjedhje të Lira e të Ndershme, Edi Rama me nje grusht mercenarësh mediatikë po përpiqen të shpikin fijen e kashtës në PD për tu kapur si i mbyturi.

E njëjta intrigë që i doli huq në planin e tij për të kapur drejtësinë duke përjashtuar opozitën. Të njëjtat mendje të prishura që mbështetën “të sëmurin e Tiranës” kundër konsensusit për reformën në drejtësi sepse ashtu do të përçante opozitën.

Te njëjtët që bënë çmos të pengojnë dekriminalizmin për llogari të Rroshit, Bushit, Frrokut, Ndokës, Prengës, Shullazit, Habilajt dhe mbarë kupolës së krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur në krim.

Te njëjtët që shpallën zinë 7 ditore (prej të cilës nuk po dalin dot), kur Shqipëria dhe PD fituan pa kushte betejën per drejëesi sipas Venecias e jo sipas Ramës.

Tani që bien topat e betejës për zgjedhje të lira e të ndershme, kuisin me dëshpërim kundër kushtit të patejkalueshëm opozitar dhe popullor që është njëkohësisht edhe ankthi i përnatshëm i “të sëmurit të Tiranës”.

Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeminister dhe me langot e tij te korruptuar e të bërë njësh me krimin dhe drogën. Vendimi është marrë. Është një vendim popullor i pakthyeshëm. Zgjedhje te lira dhe te Ndershme vetëm pa Edi Ramën kryeministër.