Hoxhaj thotë se ata që kanë vija të kuqe për PDK-në, nuk e kalojnë as pragun zgjedhor

31.07.2019 21:44:10

Pas dorëheqjes së Hardinajt nga posti i kryeministrit,  partitë politike kanë përmendur vijat e kuqe se me cilën parti nuk do të bëjnë koalicion në zgjedhjet e parakohshme.

Disa prej tyre janë deklaruar se nuk me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk do të hynë në koalicion.

Kundër tyre ka dalë nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai ka shkruar në Facebook se ato parti që nuk e pranojnë PDK-në si partnere, mbeten përherë në opozitë ose nuk e kalojnë pragun zgjedhor.

“Kur dikush flet për vijat e kuqe në mes të partive politike në Kosovë dhe i referohet PDK-së, duhet ta ketë të qartë një gjë: ka dy nivele të mospranimit të tjetrit në politikë. I pari është mospranimi i një partie ku për çfarëdo arsye e besimi ideologjik mbetet përherë në opozitë dhe niveli i dytë i mospranimit është mos kalimi i pragut zgjedhor dhe frika nga humbja. Kjo e fundit i ka tmerruar partitë pa gjasa në zgjedhje”, ka shkruar Hoxhaj.