Haradinaj pritje lamtumirëse për O’Connell: Faleminderit mik i Kosovës

31.07.2019 21:45:33

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka organizuar pritje lamtumirëse për Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairy O’Connell.

Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin britanez O’Connell për mbështetjen ndaj Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot në pritjen lamtumirëse të organizuar nga Zyra e Kryeministrit, për ta nderuar angazhimin e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, theksova se partneriteti me vendin mik, Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë determinues për shumë etapa të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës.
Ambasadorin O’Connell e falënderova për shërbimin nëntë vjeçar në vend, ndër të tjera edhe për pozicionin konsistent të Britanisë së Madhe për ruajtjen e integritetit territorial të vendit, përkrahjen e madhe për transformimin e FSK-së dhe forcimin e qeverisjes së mirë përmes projektit të rekrutimit të pozitave të larta drejtuese të shërbimit civil. Faleminderit dhe suksese në rrugën e mëtejme diplomatike, mik i Kosovës, Ruairi O’ Connell.