Bashkëpunimi i gjërë për një arkiv të kompletuar, mos sot neser do ndodh

28.02.2019 10:42:40

Nga Xun Çetta

Organizata politike dikur ilegale LPK e cila perjetoj kaq goditje, lindje dhe abortime deri në kaq tkurrje, thyerje dhe jashtqitje pas lufte, tani po e sheron vehtën dhe konkretisht, duke mos kursyer bash askë, por, si kurim i plagëve të sajë, ka filluar e po del më botime strikt faktografike ku nuk flasin më individ por faktet nga arkivi tyre gradualisht në kompletim. A i duhët një kurim i tillë gjitha subjekteve tona politike edhe pse ato vazhdojn të garojn e jo ta kontrollojn dhe ndeshkojn vetvehtën për çfarë po i bëjn vendit për kaq vite pas çlirimit tij ? Unë mendoj se, koha e vet kurimit është më e mirë dhe më pa dhimbje sesa te të kuroj vershima e revoltës gjithë popullore siq din të ndodhin këto pa lenë mundësi amortizimi me protesta e greva lokale nganjëherë edhe te improvizuara qellimisht po edhe të nxitura për ta kaluar e zbut revoltën e cila po zien për finalën e sajë… Edhe pse ishte promovim i librit arkivor në dy vëllime 1+1, këtu në Zvicër më 24.02.2019, nuk munguan as pyetje e përgjigje për situatën deri në distancim të jo pak komunikatave të cilat janë lëshuar në emër të UÇK-së e që nuk ishin, për më keq, ata të cilët i kanë bërë këto pislliqe dualën dhe akuzojn se gjoja ato ishin lëshuar nga ,,Banhofet“ pra stacioneve të metropoleve në Europë !!! Një lojë të tillë nuk mund të na mvesh askush pa dallim pozitave kush nga ku doli dhe ku është sot si dhe ku jemi ne të cilët po kompletojm arkivin për të mos manipuluar në emër të LPK dhe UÇK-së, tha z. Rexhë Iberdemaj i cili i revoltuar tej mase, premtoj se, nuk do ta kursejm askë, kush ku gjendet i bëftë mirë, ne nuk do lejojm që të thirret kushdo në vlera të organizatës tonë nese nuk e gjen vehtën në arkivin të cilin po kompletojm tha aj. Siq dihët natyra e punës time, tani jam i pa pergaditur ta zbardhi gjithë çfarë u tha dhe si kaloj kjo ditë promovimi të dy vëllimeve nga arkivi i LPK-së. Të spekuloj nuk mundëm e as që është natyra e punës time kjo, madje as fjalën time të plotë më ngapak nderhyrje çfarë pata, nuk jam në gjendje ti publikoj këto dersa të tzbardhën të gjitha bashkë më pikë dhe presë. Po të mos bëja këtë publikim edhe kështu të pa kompletuar dhe të vonuar, tjetri do thot se, e injorova, gjë e cila nuk qendron, perkundrazi më përkushtim kam percjellur atë ditë promovimi. Këtu në kuadër të kujtimeve dhe pjesë nga rrefimi im, mora vetëm këto dy foto në kornizë të cilat rifreskojn kohët dhe perkujtojn faktin se, arkivi i rrugës sonë si popull, është shumë më i gjëre se sa mbyllja në një arkiv të vetme pa dallim nga del ai, bashkëpunimi vetëm mbi baza arkivi e bëjn pasqyrimin e plotë të gjithë çfarë kaluam si popull. Kompletimi i arkivit të tërësishëm dhe i gjitha veprimeve jo vetëm i një individi, organizate apo partije politike është punë e rëndësishme dhe don përkushtim, nuk bëhët historia më lavde kafiterive dhe në emër të pushtetit si privilegj i rrethanave, dy forma këto të cilat zëvëndësojn njëra tjetrën dhe jo pa skenarë të pergjakshme kjo punë. Nuk permbyllet historia e një populli vetëm në konferenca, marrëveshje dhe vendime nderkombëtare, ky model i bërjës së historisë nuk i bën nder vendit as historisë tonë të pergjakshme dhe si pasoj e tkurrjes së mundit të këtij populli, ne po vazhdojm e mbetemi nen mëshirën e tjerëve për punën tonë.… Një FOTO këtu në kornizë e cila perkujton dhe mi krahason kohët në kaq distancë : z. Faik Raci për ball meje në kohë lufte, i cili pajtohej me shumë se tjerët më verejtjet e mia që i kisha e që edhe Mustafa dhe Sherifi, jo se ishin kundër që të kritikohën lëshime e dobësi por ishin diqka më të mbyllur në kritika. Tani gati 20 vjet më vonë në këtë foto në kornizë e cila ma kujton dhe krahason situatat në kohë të ndryshme, Faiku bashkë më Beqir Beqajn veprimtar qendrojn aty prapa shpinës time, mendoj veshtrues të kujdesshëm si gjithëherë. Më shumë, do të lexojm pasi të zbardhën të gjitha dhe kështu do të dali një punë, si fillim e mirë kjo njëkohësisht edhe guxim i atyre të cilët po heshtin në dëm të fatit të vendit tonë.

Luzern 28.02.2019