Bashkëshortja e ambasadorit të SHBA-së përzihet në punët e brendshme të Kosovës, thotë se ka ndikim në pikëpamjet e ambasadorit

26.04.2020 19:13:39
(L/R): U.S. Embassy Chargé d'Affaires Philip Kosnett, his wife Alison Kosnett and Brig. Gen. Randall Reed, Senior Defence Official and Defence Attache, wait to welcome guests during a reception to mark the forthcoming U.S. Independence Day in Ankara on July 2, 2018. / AFP PHOTO / ADEM ALTAN

Bashkëshortja e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Philip Kosnett, Alison Kosnett ka shkelur protokollin diplomatik duke dhënë publikisht opinionin e saj për zhvillimet politike dhe duke mbështetur kryeministrin në dorëheqje Albin Kurtin.

Alison Kosnett në një postim në Facebook ka shkruar se çkapja e shtetit është e mundur, duke sqaruar se po flet në mbështetje të Kurtit.

“Ai ka të drejtë. Çkapja e shtetit është e mundur”, ka shkruar në postimin e saj.

Duke mos respektuar protokollin diplomatik, bashkëshortja e ambasadorit Kosnett ka thënë që këtë ia thotë çdo ditë bashkëshortit të saj, dhe se ka arritur të depërtojë në mendimin e tij dhe ta bindë.

“E kam fjalën për kryeministrin në detyrë”, shkruan ajo në një koment, derisa shpërndan një nga intervistat e Albin Kurtit.

E pyetur nga një komentues se a po ia përcjell këto mesazhe bashkëshortit të saj, Kosnett është përgjigjur se e bën këtë cdo ditë

“Më beso, po depërtoj në bindjen e tij”, ka vazhduar ajo.