Bastiset një shtëpi, gjendet drogë

12.04.2017 10:38:25

Policia në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një bimë (0.19 gr.) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu janë gjetur një peshore digjitale e cila dyshohet se ka shërbyer për matjen e narkotikëve, tre grindura që shërbejnë për bluarjen e narkotikëve, fara të ndryshme (0.20 gram) për lëndë narkotike, një substancë e ngurtë (0.97 gram) që dyshohet të jetë e llojit kokainë, tri paketime të mbështjella me foli alumini (1.58 gr) me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një telefon mobil i llojit “I-PHONE” një telefon “Samsung”.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.