MASHTRIM PËR VIZA TË PUNËS NË GJERMANI

MASHTRIM PËR VIZA TË PUNËS NË GJERMANI

12.04.2017 10:25:14

Dy viktima meshkuj shqiptarë me 11.04.2017 kanë raportuar se në muajin nëntor janë takuar me tre të dyshuar meshkuj po ashtu shqiptarë me të cilët kanë arritur një marrëveshje për rregullimin e vizave të punës në shtetin gjerman, me ç’rast viktimat duhej të paguanin 2500 € për person.

Siç bën të ditur policia, viktimat pagesën fillestare kanë bërë 400 € dhe në muajin janar kanë dhënë edhe nga 1000 € dhe më pas personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës. Viktimat me datën 23.03.2017 janë paraqitur në ambasadën gjermane dhe nga punëtori i ambasadës janë njoftuar se kontratat e punës nuk janë të vlefshme.

Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.