Baton Haxhiu, nuk i ofron as edhe një argument të vetëm për urgjencën e “korigjimit” të kufijve …

12.09.2018 22:00:46

Nga Fadil Maloku

1.Berat Buzhalës në (“xhurulltinë”!) debatin në Pressing, Baton Haxhiu NUK I OFROI AS EDHE NJË ARGUMENT TË VETËM, për urgjencën e “korigjimit” të kufijve të trojkës; Thaçi-Rama-Vuçic!?

2. Nëse Batoni, do t’i mësoi argumentet “pro et contra” të kësaj iniciative shumë konfuze, ja një ide;

3. Le ta organizon një debat publik (në tvklan) me ekspert të lëmive të ndryshme të: sigurisë, integrimeve, historisë, medieve, sociologjisë, politikës, etj. Ku krejt opinioni shqiptar, do kuptonte “meselen” e kësaj iniciative…E jo, debatin për tema dhe çështje tē interesit shtetëror e kombëtar, ta amabalazhoj me terma eufemist, e shumë të paqartë… Bëje këtë Baton, se të mbajë për fjalë.