Baxhaku kërkon votën e qytetarëve të Prizrenit për të luftuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

26.09.2017 21:30:32

Baxhaku në hapjen e sotme të  fushatës tha se programi i Lidhjes është program konkret, jo  fontanë dëshirash e as premtime boshe elektorale, por një mundësi  reale, një gadishmëri dhe vendosmëri për bërjen e kthesave radikale në komunën e Prizrenit.

Me qeverisjen e tij  Baxhaku do ta largoj logjikën se për tu punësuar apo përfituar angazhim në punë arsim dhe shëndetësi do të duhet të jesh militant partiak, të kesh lidhje apo të paguash ryshfet. Baxhaku zotohet se do të bëjë përpjekje për sundimin e ligjit për secilin qytetarë pa përjashtim, transmeton fokusi.org.

Baxhaku garanton transparencë të plotë. Paraja publike është e shenjtë, andaj Baxhaku tha se do ta menaxhoj me përgjegjësi, dhe do ta kthejë te qytetarët përprojekte të mira.

Synimi kryesor i Baxhakut është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./ fokusi.org/