LDK e vetmja forcë politike që i garanton Prizrenit qeverisje të mirë, tha Mustafa

26.09.2017 20:56:41

Në hapjen e sotme të  fushatës nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, kryetari Mustafa u shpreh bindshëm se Prizreni do ti kthehet Lidhjes, edhe pse me 10 vite vonesë. Sipas tij LDK është e vetmja forcë politike që i garanton Prizrenit një qeverisje të mirë, transmeton fokusi.org.

Mustafa tha se LDK do i jep shancën Prizrenit për një qeverisje të drejtë, të shëndoshë dhe një qeverisje që ofron ardhmëri dhe prosperitet për të gjitha gjeneratat./fokusi.org/