Bayern Munich, Zyrtarizon blerjen e talentit 16-vjeçarë

24.02.2017 22:51:36

Bayern Munich ka zyrtarizuar sot blerjen e talentit, ish-futbollist i Metz, tashmë i transferuar, që bënte të ëndërronin shumë prej klubeve më elitare në Europë. Bavarezët e spikatën rastësisht, kur një vit më parë shkuan të vëzhgojnë shokun e tij të skuadrës, Vincent Thill. Por, kur panë Ryan kanë vënë bast mbi futbollistin me origjinë suedeze. Vetë futbollisti deshi të ndajë menjëherë kënaqësinë e tij personale për realizimin e tratativës për transferimin e tij në një klub kaq legjendar sa Bayern Munich: “Jam shumë i lumtur që mund të luaj me Bayern, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm”. Timon Pauls, shefi i vëzhguesve te Bayer ka sqaruar ndërkohë këtë transaksion nga këndvështrimi i klubit: “E zbuluam dhe na bindi. Kemi marrë një talent të madh”.