Kallëzohen penalisht gjashtë persona, vodhën arkën me para në Strumicë

24.02.2017 22:48:04

Sektori i punëve të brendshme në Strumicë ka kallëzuar penalisht gjashtë persona nga Struga dhe Strumica nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ”vjedhje të rëndë” në një këmbimore valutash në Strumicë.

Rasti ka ndodhur më 25 shtator të vitit të kaluar, të akuzuarit kanë hyrë në një këmbimore dhe e kanë vjedhur një arkë metalike ku ka patur 3.700 euro, 1.360 $, 1.175 $ kanadez, 2.000 $ australian, 1.500 funta angleze, 300 kruna suedeze, 100 leva, 64.000 denarë, gjashtë unaza ari, byzylyk ari dhe një qafore ari.

Të akuzuarve V.I (61), S.M (31), A.SH (25), M.SH (20), R.SH (48) dhe S.D (44) u është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë.