Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi uron Qeverinë e re

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi uron Qeverinë e re

09.09.2017 20:40:54

Presidenti I Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Qeverinë e re të Kosovës.

Thaçi e ka uruar Kryeministrin e ri Ramush Haradinaj, duke i uruar suksese në vazhdimin e reformave dhe zhvillimit të vendit.

“Urime për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kabinetit të ri qeveritar i uroj suksese në vazhdimin e reformave dhe në zhvillimin e vendit”.