Sot kryetari i degës së Gjakovës z. Luan Gola është takuar me Ministrin e Infrastrukturës z. Lutfi Zharku dhe zv.Ministrin z. Hanefi Muharremi.
Gjatë takimit z. Gola është njoftuar për qëndrimin që projektet e komunës së Gjakovës për tre hyrje daljet, dy unazat e jashtme dhe unazën e brendëshme janë futur në listën e prioriteteve të Qeverisë së Republikës Kosovës.
Po ashtu Ministri Zharku ka shprehur gadishmërin që të ndihmojë komunën e Gjakovës edhe në asfaltimin e rrugës në lagjen Sedaj në fshatin Gërqin me gjatësi 4 km.
Në muajin mars do të hapen procedurat tenderuese për rrugët Pnish – Damjan në vlerë 400,000.00 euro dhe Novosellë – Skivjan 200,000.00 euro.
Të gjitha këto investime realizohen nga fondet e Qeverisë së Republikës Kosovës.