Bayerni zyrtarisht në krizë, humbet nga Rostov!

23.11.2016 21:53:19

Rostov ka shënuar fitore të madhe kundër Bayern Munichut me rezultat 3:2

Bajerni i Munichut nën drejtimin e Carlo Anchelotit zyrtarisht është futur në krizë, sidomos pas humbjes  nga Rostov sonte, Skuadra ruse, Rostov ka shënuar fitore historike kundër Bayern Munichut, të cilën skuadër e mposhti me rezultat 3:2.

Golat për Rostovin në këtë ndeshje i shënuan Azmoun, Polozo dhe Noboa, ndërsa për Bayernin shënuan Costa dhe Bernat.

Pas kësaj humbje Bayern mbetet në vendin e dytë në Grupin D me 9 pikë, pa asnjë mundësi që të arrij vendin e parë, ndërsa Rostov ngritët në vendin e tretë me 4 pikë, tre më shumë se PSV që luan sonte kundër Atletico Madridit.