Halit Rrahmani dedikim për Açarevën, për vëllain e tij Ismetin, për Bekim Berishën – Abenë, për solidaritetin vëllazëror në kohë lufte

23.11.2016 22:33:02

Vëllai i dëshmorit Ismet Rrahmanit nga Açareva ka kujtuar fshatin e tij, Açarevën, solidaritetin e banorëve të tij në kohë lufte më banorë të fshatrave të tjera që ishin strehuar duke ndarë bashkë kafshatën, stehën, por edhe këngën. Po ashtu ka kujtuar edhe vëllain e tij, Ismetin dhe Bekim Berishën – Abenë, të dy të vrarë gjatë luftës.

Ky është postimi i plotë i Halit Rrahmanit:

“Aqareva e madhe apo Vlora e dyte e quanin burrat dikur – thoshte dikur Bekim Berisha (ABEJA) vlora e dyte se tha rastesisht po perzemeresisht nga malli per luften per lirin e Kosoves . Aqareva ishte i madh e i vogel ne kemb pa gjum dath desh por edhe pa buk e uj per luften e saj vetem ta shofim driten Aqareva ishte lufta vete aty u mlodhen burrat ma te zot te tana trojeve shqiptare ishte vend strategjik per luften ,u betuan ne flamur e bes te zotit se do luftojm deri ne piken e fundit te gjakut ton bijt ma te zot te saj , Aqareva Vlora e dyte e priti Aben e madh nga Grabofci i pejes se Haxhi zekes i bani streh e i dha buk e gjeti ngrohetsin e shpirtit te tij ku thoshte qe me vite e pres kete dite te luftoj per lirin e Kosoves , Aqareva e madhe me shpirt e zemer ishte edhe strehimore e sigurt e fshatrave per rreth pjeses jugore qe vinin nga zonat e luftes u priten ma shum se vllezer motra e familar te gjith u bam bashk hanim pinim por edhe kendonim ndonjeher ne ate valle te vdekjes qe e shihnim me sy tan por nuk dorezoheshim kurren e kurres per te gjall se ishin betur burrat e dheut pa u be ne varre nuk dorezohemi ishte betue i madhi Abeja Ismeti e te tjer kena me luftue edhe do e fitojm lirin kjo na dha zemer e shpirt luftetari , Aqareva vlora e dyte ishte e shtepia e Abes ku tha nga ketu do vdes serrbia nga ketu e ka vdekjen edhe ashtu u be,Aqareva dikur e madhe e harrur per nje kohe por prap po i hapen dyert po i qelet porta po i kthehet haku po i lahet borgji Aqareves se madhe vlores se dyte te Bekim Berishes e Ismet Rrahmanit .”