Pal Lekaj: Pa AAK-në s ka Qeveri, synojmë 20 deputet

Pal Lekaj: Pa AAK-në s ka Qeveri, synojmë 20 deputet

07.02.2021 13:01:12

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se pa AAK-në nuk mund të formohet Qeveria e re e Kosovës. Lekaj tha se në këto zgjedhje synojnë t’i kenë 20 deputetë në Kuvend, pasi thotë se është rritur mbështetja e qytetarëve ndaj AAK-së.

“Sa i përket këtyre zgjedhjeve unë mendoj se janë duke shkuar normalisht pa ndonjë ngarkesë të madhe por meqë unë jam në terren dhe komunikojë me shumë qytetarë e shoh një disponim shumë të mirë pro Aleancës. Nuk e them pse unë garojë në listën e Aleancës por e shoh te mbështetja e qytetarëve. Nuk ka ditë që nuk komunikojmë drejtpërsëdrejti me qindra qytetarë dhe aty e shoh atë mbështetjen që po ia bëjnë aleancës dhe shoh shumë të rijnë të cilët janë rreshtuar kah Aleanca. Çdo subjekt politik hynë në garë për t’i fituar zgjedhjet. Ne si Aleancë synojmë 20 deputet dhe është reale në bazë të asaj që kam parë në terren jo vetëm nga Gjakova por në përgjithësi në Kosovë”, tha Lekaj.

Lekaj thotë se programi qeverisës i tyre do të ndihmojë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Tutje, ai thotë se ka pasur neglizhencë sa i përket veprimit të marrjes së masave parandaluese për përhapjen e Coronavirusit.

Ndërsa sa i përket mos kandidimit të Albin Kurtit dhe të tjerëve, Lekaj ka thënë se nuk do ta kishte penguar që Kurti t’i prijë listës si kandidat për deputet të Vetëvendosjes, por thekson se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Në demokraci nuk di pse ka ndodhur kjo, mirëpo ne duhet të respektojmë Gjykatën Kushtetuese që është mburojë e shtetit të Kosovës por asgjë nuk më kish penguar që zotëri Kurti t’i prijë listës së Vetëvendosjes”, shtoi ai.

Lekaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës synon ta ketë pozitën e presidentit që është mburoja e shtetit të Kosovës.