Avdullah Hoti pas letrës së Bidenit: Ju kam paralajmëruar – kur i ke miqtë e fortë, vera te dera

07.02.2021 13:18:36

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti e ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden, për letrën që ia dërgoi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në të cilën i kërkon njohjen e Kosovës.

Hoti me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se e ka paralajmëruar këtë.

“Kur i ke miqtë e fortë… vera te dera. Ju kam paralajmëruar! Faleminderit President Biden!”, ka shkruar Hoti.

Biden me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga Vuçiq arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Bidenit