BBC transmeton pamjet e tunelit të shkatërruar të ISIS-it

27.10.2016 15:23:51

Pamjet e transmetuara nga BBC-ja tregojnë për një tunel i cili është përdorur nga forcat terroriste të Shtetit Islamik, i cili është shkatërruar tash së fundi nga sulmet në qytetin e Mosulit.

Ky xhirim është bërë nga korrespondentja e BBC-së Orla Guerin, e cila është futur në tunelin e ndërtuar nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, në vijën e frontit jashtë qytetit verior të Irakut, Mosulit.

Nga pamjet shihet që ky tunel është shfrytzuar nga forcat terroriste për të kryer shërbimet e tyre, si fjetja, akomodimi i gjërave që i’u janë dashur për sulme, etj.