BE: Do t’u përgjigjemi tarifave tregtare të SHBA

07.03.2018 20:06:32
Blerim Rexha, që u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj nga bordi i Agjencisë Kosovare të Akreditimit, në reagimin që ia bëri shefit të qeverisë, i ka thënë se edhe nga AKP-ja është dorëhequr për shkak se nuk pranoi të privatizohen 50 hektarë tokë për 5 mijë euro.

Rexha ia ka kujtuar Haradinajt, përmes një reagimi publik, se ka karrierë profesionale gati 10 vjeçare në Siemens të Austrisë dhe mbi 10 vite karrierë të suksesshme në Universitetin e Prishtinës.

“Lidhur me dorëheqjen time nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ashtu siç e kam thënë atëherë, publikisht nuk jam pajtuar me politikat e privatizimit, si p.sh. të privatizohen 50 hektarë toke të Kosovës për 5.000 (5 mijë) euro! Besoj, që të dy pajtohemi, që toka e Kosovës vlen më shumë! Unë, atëherë, vetëm e ngrita zërin! Të tjerat i di opinioni ynë, mjafton të lexohen! Raportet e mia me miqtë ndërkombëtarë, janë gjithnjë e më të mira”, ka shkruar Rexha.

Ndryshe sot gjatë seancës së Kuvendit, Haradinaj e quajti Rexhën “hajn ordiner”, e ky i fundit ia ktheu Haradinajt, duke i thënë se “nuk fyhem nga të paditurit”