BE kërkon ndryshime në kushtetutën e Serbisë për Kosovën

16.09.2016 14:31:12

Në kuadër të pregaditjeve për integrim në BE, Sërbia duhet të bëjë ndryshime në Kushtetutën e saj. Këto ndryshime, që sipas ekspertëve juridikë, mund të jenë së paku dy elemente të cilat janë: çështja e Kosvës dhe garantimi i gjyqësorit të pavarur.

Ekspertët e fushës juridike në një forum të mbajtur në Beograd kanë dhënë vlerësime që kanë të bëjnë, veç tjerash edhe me çështjen e Kosovës.

Lidhur me Kosovën profesoresha  e fakultetit Juridik në Beograd, Violeta Beshireviq, veç tjerash deklaroi se “ nuk ka pengesa që ne të formulojmë qëndrimin se ajo është pjesë e territorit tonë, që tani për tani nuk është nën qeverisjen tonë”, duke shtuar se “kushtetuta nuk është instrument me anë të së cilës do të mund të parandalohet shkëputja e paligjshme, por mund të shfrytëzohet  për qëllime të brendshme politike”, informojnë mediet serbe.

Ndërkaq docenti i Fakultetit Juridik në Beograd, Tanasije Marinkoviq, ka deklaruar se mbase nuk është nevoja për ridefinimin e rregullores mbi Kosovën në Kushtetutë, duke shtuar se kjo mund të komentohet sipas nenit të dikurshëm të kuhtetutës gjermane që parashihte  bashkimin  e të dy vendeve.