Përfundon seanca ndaj Azem Sylës

16.09.2016 14:29:09

Posa ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Azem Syla. Ai bashkë me avokatin e tij është parë teksa del nga objekti i Pallatit të Drejtësisë.

Megjithatë, ende nuk dihet për vendimin që do ta marrë gjykatësja e EULEX-it, e cila ka kohë më së largu deri nesër.

Ndryshe, Azem Syla është dërguar në paraburgim, derisa gjykatësja ta marrë vendimin.