BE: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë sa ma shpejt një mareveshje paqësore

25.07.2018 00:01:11

Nga Binak Maxharraj

Ky është sllogani trishtues i cili për çdo ditë po u servohet qytetarëve te Kosovës ne çdo rast,edhe kur pushojnë,edhe kur punojnë por edhe kur argetohet ky sllogan po u rrinë si shpata mbi kokë.E kete shpatë e kanë në dorë ata të BE-së,por po e mbanë më forcë edhe qeflija i jonë Hashim Thaçi për t’i shti ne telashe popullin e Kosoves.

Çdo Mareveshje e ngutshme nuk është e mirë,nuk ofron zgjidhje,por më shumë krijon probleme të cilat me pastaj ska dreq që muj i zgjidhë.E për dreqni te këtilla Thaçi i ka zanat.Ai edhe me heret na solli ne krye në vehte Mareveshje te damshme siç është Demarkacioni dhe Asiciacioni te cilave po ua sheh sherrin krejtë Kosova.Tashti po dojka sa më shpejtë,pa kurrfarë kushtesh me e mbyll dialogun me Serbin vrastare dhe me çetnikun kriminel Vuçiq sikurse qe Serbija nuk ka ba luftë ne Kosove,nuk ka vra e pre e djegë popullaten tone,për te cilën Hashim Thaçi spo i jepë pesë pare.

Të beshë Mareveshje me Serbinë duke mos ia qitë ne tavolin te gjitha te bamet e Serbisë ne Kosovë gjatë luftes,e besa edhe pas luftes për te ia varë ne qafë te gjitha masakrat dhe tmerret qe i ka ba,është me tepër se shizofreni,çmenduri e cila te qonë deri ne tradheti.

Përmbylljae dialogut me Serbin vrastare nu është i ngutshem,sepse për çdo gjë behet me ngutë del del me kunxha e pyka me pastaj.Po e përdori edhe nje fajlë që shpesh ndegjohet ne popull:

“Kush ngutet përmutët” i vjenë era stervinë,qe shumë zor është të pastrohet.Më këtë erë te keqe u përly edhe Demargacioni,por edhe me shumë me kete erë te keqe do te bahet edhe Asociacioni.