BE thirrje për dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen

21.11.2017 17:03:18

Përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme Federica Mogherini ka thënë se mbrojtja e civilëve në Jemen dhe infrastrukturës duhet të merren parasysh me përparësi.

Bashkimi Evropian (BE) ka bërë thirrje për dërgimin urgjent të ndihmave humanitare për Jemenin, duke vënë në dukje se kriza humanitare në këtë vend është rritur për shkak se forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite kanë mbajtur të gjitha pikat kufitare në Jemen të mbyllura për dy javë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesja e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, në një deklaratë në lidhje me çështjen ka theksuar se ndihmat humanitare dhe produktet tregtare nuk mund të dorëzohen në zonat ku jetojnë në mënyrë intensive banorët e Jemenit.