BE zgjat sanksionet kundër Rusisë

15.09.2016 17:33:22

Një burim diplomatik nga Brukseli bëri të ditur se BE ka zgjatur deri më 15 Mars 2017 sanksionet kundër afro 200 kompanive dhe individëve rusë dhe ukrainas që akuzohen se kanë përkrahur forcat rebele në Ukrainë.

Edhe Këshilli i Europës bëri të ditur se sanksionet kundër 146 personave rusë dhe ukrainas si dhe ndaj 37 kompanive ruse janë zgjatur edhe për 6 muaj. Deri tani, sanksionet e BE dhe të SHBA kundër Rusisë janë përballur me reagimet e Moskës, e cila akuzon Perëndimin se po e shfrytëzon krizën në Ukrainë për të vendosur bllokadë ekonomike kundër Rusisë