Studentja vret veten me helm pasi kishte rënë në depresion nga sulmet e ISIS nëpër botë

15.09.2016 17:23:12

Një studente nga Britania e Madhe ka bërë vetëvrasje duke përdorur helmin që kishte blerë online.

Natasha Kasanda, vetëm 19-vjeçe, nga Universiteti i Hull, për një kohë kishte vuajtur nga depresioni i fituar nga sulmet e ISIS nëpër botë.

Ajo është përshkruar si një studente jashtëzakonisht inteligjente, por që është rrënuar nga “djajtë” e problemeve të shëndetit mendor.

 

Nëna e saj Tasheni Makumbai-Monk ka thënë se vajza e saj kishte tentuar të vriste veten edhe dy herë më parë.

Ajo tregoi se vajza e saj ishte tmerruar nga sulmet e ISIS.