Befasi në KK të Malishevës, Opozita mund Nismën, kryesues u zgjodh Rrahim Morina(LDK)

15.01.2018 15:04:56

Malishevë, 15 janar

Fillimi i javës, befasoi për të keq partinë fituese të zgjedhjeve për pushtetin komunal në Malishevë, Nismën e F. Limajt. Të hënën, Kuvendi i Komunës së Malishevës, me shumicën e votave ka zgjedhur Rrahim Morinën e LDK-së, kryesues të Kuvendit të Komunës. Morina mori 17 vota, kundrejt Arbëresha Krasniqit, nga Nisma, që mori vetëm 13 vota nga 31 votat e mundshme në Kuvvend. Pas marrjes së mandatit për kryesimin e KK të Malishevës, Rrahim Morina, kërkoi bashkëpunim me të gjithë dhe premtoi se do të ketë transparencë në punën e tij si kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës. Morinën, e ka uruar edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, duke thënë se do të mundohet të jetë bashkëpunues me të gjithë. Ai uroi që të gjithë së bashku, të kujtohen për të mirë nga qytetarët. Zgjedhja e Morinës, pos nga 5 kuvendarët e LDK-së, u mbështet nga opozita aktuale, PDK me 9 kuvendarë, si dhe nga LVV që ka 4 kuvendarë.

Jusuf M. Bytyçi