Befason Hollande, nuk do të rikandidojë për president të Francës

01.12.2016 21:07:59

Presidenti francez, Francois Hollande, ka deklaruar sot se nuk do të rikandidojë për këtë pozitë.

Siç transmeton Reuters, ky hap befasues i Hollande lë të hapur mundësinë që dikush tjetër nga Partia Socialiste të kandidojë për shef të shtetit.

Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen në vitin 2017.