Befason shefi i Bayernit: Leipzig meriton respekt

27.10.2017 08:10:25

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, beson se RB Leipzig meriton më shumë respekt dhe tha se paraqitja e tyre në Bundesliga duhet konsideruar si diçka pozitive.

Leipzig nuk gëzon një famë të mirë në kategorinë elitare të Gjermanisë sepse është në pronësi të sponsorit Red Bull, që merr të gjitha vendimet me rregullin e 50+1, ndryshe nga klubet e tjera të Gjermanisë ku veprohet me bord dhe përfaqësi tifozësh.

Bayern pati nevojë për penalltitë që të eliminojë Leipzig në Kupën e Gjermanisë, ndërsa të dyja ekipet do të përballen në këtë javë të kampionatit gjerman.

“Unë e lavdëroj Leipzig për disa arsye, – tha Rummenigge për “ARD”. – Mbi të gjitham, ata kanë punuar mirë dhe këtë do ta tregojnë edhe në të ardhmen, Leipzig është një e mirë që i ndodh Bundeligës dhe futbollit gjerman, për këtë meritojnë respekt. Ne të gjithë duhet të jemi krenarë për praninë e tyre dhe të lumtur që dikush që punon fort mund të shkojë sa më larg.” Leipzig, i drejtuar nga Hasenhuttl, është në vendin e tretë të klasifikimit, pasi janë luajtur nëntë ndeshjet e para. Ata janë një pikë larg Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, që ndajnë vendin e parë.”