Takohen Haradinaj e Thaçi, a ishte demarkacioni tema qendrore?

27.10.2017 11:17:39

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës në këtë takim u bisedua rreth bashkërendimit në përmbushjen e agjendës shtetërore që ndërlidhet me integrimet euro-atlantike, sundimit e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

“Të dy liderët institucional u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova, në konsolidimin shtetëror dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Edhe pse në njoftim nuk është përmendur demarkacioni me Malin e Zi, duket se ka qenë tema kryesore e këtij diskutimi, marrë parasysh vizitat e fundit në Kosovë të Zëvendës Ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, Brian Hoyt Yee dhe sekretares së Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid.

Që të dy këta zyrtarë kanë thënë se demarkacioni mbetet kushti kryesor për liberalizimin e vizave.