Behar Fazliu, shpallet për herë të dytë kadeti më i mirë në Britani

05.10.2017 22:59:46

Kjo është hera e dytë që një kadet nga Kosova fiton këtë cmim prestigjioz.

Lirim Greiçevci, ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, ka njoftuar për këtë lajm në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë i ambasadorit Greqiçevci:

“Krenari të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu, i cili mori çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell. Urime të përzemërta për Beharin dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës!”, ka shkruar Greiçevci.