Lulzim Basha: Rama plotësisht i braktisur nga ndërkombëtarët. Misioni ynë punësimi

19.03.2017 13:02:58

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij të përditshme në çadrën e protestueseve përpara kryeministrisë akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se është nxitës i akuzave kundër miqve të huaj që mbështesin kauzën e opozitës. Sipas Bashës, prej më shumë se dy vjetësh Rama është i braktisur nga partnerët ndërkombëtarë.

“Në vend që të shpikë armiq të jashtëm, le të dalë dhe të flasë për Fatmir Xhafën”, i sugjeroi kreu i PD, kryeministrit.

Basha tha se misioni më i madh i republikës së re, që synon PD të krijojë me këtë lëvizje është punësimi i shqiptarëve.

“Sot jemi mbledhur për t’i thënë çdo shqiptari se detyra numër një e Republikës së re, misioni më i shenjtë do të jetë punësimi i qytetarëve shqiptarë”, tha ai.