Bëhet publike fletëvotimi i LVV-së – rreth 40 mijë anëtarë do të votojnë pro ose kundër marrëveshjes me LDK-në

02.02.2020 18:01:09

Pas lidhjes së koalicionit bashkqeverisës, LVV-LDK, në degët e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër tërë Kosovën ka filluar ka filluar votimi në ‘referendumin’ e brendshëm.

Ndonëse duket e çuditshme por me anë të një fletvotimi do të vendoset nëse do të përkrahet marrëveshja që Albin Kurti e ka nënshkruar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ndryshe nga LVV, në Lidhjen Demokratike marrëveshja është votuar në Këshill të Përgjithshëm, duke u aprovuar nga 130 anëtarë.

Në LVV, të drejt vote për të marrë pjesë në ‘referendumit partiak’ kanë 40 mijë anëtarë.

Sipas një formulari që është shpërndarë në rrjetet sociale, bëhet pyetje “A do pajtoheni për lidhjen e koalicionit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, me opsionet PËR dhe KUNDËR.

Ndryshe, marrëveshja për bashkëqeverisje është nënshkruar nga liderët e LVV-së dhe LDK-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, pas bisedimeve të gjata dhe qëndrimeve të forta të dy subjekteve politike në ndarjen e posteve udhëheqëse.

Ndryshe, kjo qeveri do t’i ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra, ndërkaq Glauk Konjufca nga posti i kryetarit të Kuvendit do të marr post qeveritar.

Më 3 shkurt, në seancën plenare të thirrur nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, pritet të votohet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, të udhëhequr nga LVV-ja dhe LDK-ja.