Detaje/ Masakroi gruan me thikë, si u pendua autori teksa arratisej drejt Dibrës

02.02.2020 17:23:58

Detaje të reja rrëqethëse kanë dalë në dritë nga krimi brenda familjar, që ndodhi këtë mëngjes në Xhafzotaj të Durrësit.

45-vjeçari Lulzim Cuku me origjinë nga Dibra, pas krimit makabër që la të vdekur bashkëshorten, duke e goditur 3 herë me thikë, u nis për t’u strehuar në Dibër.

Lulzim Cuku ka hipur në një makinë dhe është nisur drejt Dibrës për t’u strehuar atje e për t’i shpëtuar policisë. Mirëpo, duket se gjatë rrugës autori është penduar.

Menjëherë pasi ka kaluar Shkopetin, ka devijuar rrugën nga Skuraj në drejtim të Dibrës dhe është vetëdorëzuar në Komisariatin e Burrelit.

Përpara policisë së Matit, autori i dyshuar i krimit Lulzim Cuku ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë. Ai ka thënë para uniformave blu se ka tentuar edhe vetëvrasjen.