Në një tubim të mbajtur në Prizren, Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli vuri theksin tek numri i kandidatëve me nivel superior arsimor në listën e koalicionit LDK-AKR.
Pacolli ka folur edhe për kualitetet personale të kandidatëve, ku ka pohuar se lista LDK-AKR përbëhet nga njerëz profesionist, njerëz të dijës dhe njerëz të sinqertë.
Ai i ka ftuar votuesit që para se te vendosin se për kënd do të votojnë të bëjnë një krahasim në mes të listës LDK-AKR dhe listave të partive të tjera, dhe se mu te ky krahasim do të kuptojnë se kush jemi ne dhe kush janë ata, ka shtuar Presidenti i AKR Behgjet Pacolli.






































