Vapa afrikane që ditëve të shkuara përfshiu pjesë të Spanjës e tani edhe në jug të Italisë, nga e mërkura do të fillojë të shtrihet edhe mbi rajonin tonë dhe Europën Lindore.
Prishtina Weather bën parashikon se në ditët e ardhshme do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të sillen nga 16C deri në 17C, ndërsa ato maksimale gradualisht do të rriten nga 33C deri në 36-37C, të premten dhe të shtunën. Në pjesë të Dukagjinit mund të arrijnë edhe deri në 38-39C.
Vapa afrikane pritet të zgjatë deri të shtunën, ndërsa sipas parashikimeve të fundit, ditën e diel një turbullirë nga Atlantiku do të depërtojë edhe mbi rajon, që do të sjell mot më të freskët, vende-vende me reshje lokale shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të zbresin deri në 26C.
Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugperëndimi 4-14m/s.
Shtypja atmosferike pritet të zbres lehtë nën vlera normale.