Behxhet Pacolli thotë se trusti pensional nuk është pronë e Qeverisë, por e kontribut-paguesve

22.09.2016 11:21:55

Pacolli ka shkruar në profilin e tij në facebook se qeveria po tenton ta grabisë qytetarin dhe se kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë po ndodh, transmeton lajmi.net.

Më poshtë lexoni postimin e plotë të Pacollit:

“Të dashur miq, sot kuptova se Qeveria e Kosovës po përgatit ligje të reja për të vënë dorën e saj mbi paratë e trustit të pensioneve për të “shpëtuar” buxhetin qeveritar.

Ju rikujtoj se fondi i pensioneve nuk është pronë e qeverisë, por pronë e kontribues-paguesve.

Çdo ndërhyrje në këtë fond është e papranueshme dhe do të thotë ndërhyrje në pasurinë private të qytetarëve.

Situata të tilla, ku qeveria ka grabitur qytetarët ka patur në disa raste. Nëse ndodh një gjë e tillë, unë personalisht do të padit Qeverinë për grabitje të qytetarëve.”