Deçani “digjet”, Albin Kurti “Krejt dhe drejt”

15.07.2021 18:07:33

Komuna e Deçanit ka shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit, ku mbi një mijë e 500 qytetarë ndodhen në spital. Por kjo situatë alarmante duket se nuk e ka shqetësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili ndodhet në Greqi qysh prej datës 8 korrik, në një ambient luksoz, larg situatës së rëndë që ka ‘kapluar’ vendin shkruajnë mediat e Kosovës

larg situatës së rëndë që ka ‘kapluar’ vendin shkruajnë mediat e Kosovës

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarëve.

Edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në Athinë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou ku u diskutuan mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë. Por ndryshe nga kryeministri i Kosovës, i cili e ka vendin e tij në një situatë alarmante dhe e gjen kohën për të vajtur në një samiti në të cilin mund të largohej

Ndryshe nga Kurti, kryeministri Rama nuk e la vendin e tij në një situatë emergjente në kohë kur ra tërmeti në Shqipëri ai anuloi shumë vizita dhe çdo ditë ishte pranë banorëve të prekur nga tërmeti. Por duket se Kurti i cili erdhi në pushtet për herë të dytë “Krejt dhe drejt” do të marrë gjithçka por pa e prishur terezinë edhe pse Deçani “digjet”, Kurti krihet nëpër takime.

Të shumtë kanë qenë edhe reagimet e liderëve të Kosovës të cilët e kanë ndier si mos marrje përgjgjegjësie nga Albin Kurti.

Ish-Kryeminiostri Haradinaj me anë të një statusi shkruan se Njoftimet nga Deçani janë shqetësuese dhe flasin për një gjendje të rëndë të shëndetit të qytetarëve. Situata është pothuajse alarmante. Ndërkohë Kryeministri Kurti vazhdon qëndrimin 6 ditor në simpozium të partive të majta në Greqi. E pabesueshme! Kryeministër, lëre të majtën se ka kush merret me të. Eja merru me problemet e vendit tënd!, shkruan Haradinaj.

Kryetari i PDK Memli Krasniqi dhe ai ka reaguar duke pohuar se: Jam i shqetësuar me gjendjen e rëndë nëpër të cilën po kalojnë qytetarët e Deçanit.
Helmimi i qytetarëve të kësaj komune nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, por edhe çështje e sigurisë nacionale dhe kërkon mobilizim të gjithëmbarshëm të të gjitha niveleve të qeverisjes.
Jam i brengosur edhe për neglizhencën e Qeverisë qendrore, e cila me shumë vonesë po e trajton situatën, në kohën kur duhet të jetë plotësisht pranë qytetarëve të kësaj komune.
Duhet të ndërmerren masa të shpejta për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të dëmtuar, mes tjerash duke siguruar medikamente, staf shëndetësor shtesë, si dhe ujë të pijes të sigurt.
Po ashtu, duhet ofruar gjithë ndihmën e nevojshme institucioneve lokale dhe siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit, duke mos lënë hapësirë për panik.
Ftoj institucionet përgjegjëse që ta hetojnë rastin dhe të dalin me konkluzione sqaruese sa më shpejt!, shkruan Krasniqi.

1 mijë e 500 qytetarë të tij janë të helmua dhe nuk dihet ende nga se vjen kjo, po familjahelmua dhe nuk dihet ende nga se vjen kjo, po familjarët e tyre që duhet tu qëndrojnë pranë. Kurti ka dërguar ministrat Vitia dhe Gërvallën që të jenë në terren dhe shumë mirë ka bërë por duhej dhe më tepër.

E gjithë qeveria Kurti duhej zhvendosur në Deçan, të harrohej dialogu, vizat çdo gjë pasi më e rëndësishme rëndsishme është jeta e qytetarëve të Kosovës.