Një “kompromis” shtesë e në kēmbim të njohjes me Serbinë, s’na duhet fare

15.07.2021 17:47:43

Nga Fadil Maloku

1. Çdo “kompromis” i mëtejmë kompetitiv i palës kosovare në raport me Serbinë, do e fundos shtetndërtimin e Kosovës!” Kosova me juridiksion juridik është shpallur (shih paradoksin!) shtet multietnik, anipse ne jetën reale multietniciteti kosovar me 95% shqiptar e 5% grupe tjera etnike është një improvizim banal…sepse, shtete multietnike ne rajonin e Ballkanit mund te shquhen vetem Bosnja dhe Maqedonia. Poashtu, mosintegrimi i qëllimshëm serbëve në sistem, është një temë në vete, që fillin e ka te kapitullimi i Serbisë në vitin 1999. Ndërkaq, fajtor për këtë status të ngrirë të serbëve kosovar, fajtor duhet te jene si qeveritë e Kosovës ashtu edhe te Serbisë dhe sidomos ajo e Brukselit. Themi te Kosovës, për shkak se asnjë qeveri e pasluftës nuk ka, ofrua: as Projekte, as ide e as kurrfarë strategjie për t’i joshë e akomodu serbet vendas ne sistemin e ri vlerore. Themi te Serbisë, shkaku se Serbia gjithnjë i ka manipuluar popullatën serbe te Kosovës, për qëllime te veta politike. Themi te mekanizmave dhe institucioneve ndërkombëtare, shkaku se edhe ato me shume kane neglizhua në gjetjen e zgjidhjeve për serbet kosovar, sidomos Brukseli, jo edhe aq të Uashingtoni), te cilët me shumë ishin të interesuar për të bërë “pazarin” e integrimit te serbëve, ne raport me Serbinë

2. Natyrisht, në gjithë këtë projeksion, apo fushë debati, e padyshim edhe konflikti me Serbinë, duhet pasur parasysh që serbë lokal në gjuhen juridike kane shume privilegje. ”Mirëpo, kur ideja e”mbrojtjes” paragjykohet përmes superprivilegjeve (çfarë në të vërtetë janë edhe me Kushtetutë), atëherë ajo bëhet pengesë serioze edhe për rregullimin e raporteve tjera shoqërore.Në rrafshin ndërkombëtar sot për sot ekzistojnë nisma dhe modele të llojllojshme të cilat janë në raporte konkurruese njëra me tjetrën, por për mbrojtjen e pakicave me së largu kanë shkuar shtetet perëndimore, ndërsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore ende janë në fazën e konstituimit të legjislacionit për grupimet etnonacionale pakicë”. Ndërkohë, që dialogu po shkon drejt finale, në Prishtinë ende nuk ka një konsensus ndërmjet partive politike. Shtrohet pyetja e thjesht; pse kaq e vështirë arritja e këtij konsensusi të brendshëm? Arsyet, janë nga më të ndryshmet. Duke filluar nga fodullëku, e deri te vetëkënaqësia dhe sadomazohizmi ndërpersonal e ndërpartiak, i akterëve politik. Serbia, siç e dimë gjithë ka kohë që është duke kërkuar një konsensus të brendshëm nacional, përkitazi “bisedimet finale” për Kosovën, ndërkaq qeveria jonë me ca paradigma paneuropiane, mendon se do t’i rezistoj lehtë gjithë makinerisë diplomatike dhe konsensusit unik nacional e kishtar serb!? Shpëtimi i vetëm i palës kosovare, janë interesat strategjike të miqve….. Serbia, siç e dimë gjithë ka kohë që është duke kërkuar një konsensus të brendshëm nacional, përkitazi “bisedimet finale” për Kosovën, ndërkaq qeveria jonë me ca paradigma paneuropiane, mendon se do t’i rezistoj lehtë gjithë makinerisë diplomatike dhe konsensusit unik nacional e kishtar serb!? Shpëtimi i vetëm i palës kosovare, janë interesat strategjike të miqve…. Te cilët falë ndihmës teknike dhe asaj këshillëdhënëse mund ta mbajnë dialogun. Ndryshe, në Ballkanin edhe ashtu të trazuar në të ardhmen pritet të hapën edhe opsionet tjera (përveç atij të “kompromisit”të dhimbshëm, që fare s’na duhet) pse jo edhe ai i bashkimit të trojeve. Por, për këtë opsion kjo gjeneratë politikanësh mendoj jo që nuk është e gatshme, por, është e paragjykuar me stigmat e ndryshme paragjykuese. E në një konstalacion paragjykues dhe stigmatizues, është kogja vështirë të “mirëmbahën” interesat nacionale e shtetërore…

3. Në ndërkohë, qeverisjen aktuale me vendin e rëndon edhe papunësia e rritur dhe varfëria ekstreme, që covidi19 e “ndihmoj” jashtëzakonisht shumë (me pushimin e 100.000 vendeve të punës dhe bankrotimin e qindra mijëra bisneseve të vogëla dhe të mesme) me histerinë e tij kërcnuese jo vetëm shëndetësore po edhe sociale. Në anën tjetër kemi rritjen e frustrimit të rinjëve. Të cilët sot në kohën e revolucionit dhe komunikimit teknologjik është vështirë t’I mbash ne burg kolektiv, ngase, Ata done jete me te mire, shkollim shume me cilesor, pune dhe begati nga me te ndryshmet…Thjesht done ta shijojnë mirëqenien për vete dhe familjen e tyre. Fakti dhe akti I dëshirës për te ikur nga Kosova (një studim I fundit tregon se mbi 48% te rinjve kosovar nëse do u jepej shans per tu punësuar diku ne Evrope, do e lëshonin vendin pa asnjë hamendje…