Bekim Haxhiu: Arsimi në Kosovë mbetet i ndikuar politikisht

19.01.2017 13:32:05

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se arsimi në Kosovë ende është i ndikuar politikisht.

Ai ka kërkuar ndryshimin e kësaj gjendje dhe plotësimin e ligjit për arsim nga përgjegjësit.

“Rezultatet e PISA-s janë shqetësuese dhe diçka nuk po shkon me sistemin e arsimit në Kosovë” u shpreh Bekim Haxhiu në seancën e Kuvendit.

Në këtë seancë Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami paraqiti një plan me disa pika për përmirësimin e gjendjes së arsimit në Kosovë.