Bekim Jashari: Gjendja e mjerueshme e kullave, peng i faktorit njeri

Bekim Jashari: Gjendja e mjerueshme e kullave, peng i faktorit njeri

20.08.2020 10:26:37

Kullat e Jasharajve janë në gjendje të mjerueshme, ndërsa sipas Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve dhe Memorialeve, deri në pranverë nuk mund të bëhen intervenime.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në “Mëngjesi me Arben Ahmeti” në Kanal10, ka shprehur indinjatën e tij, se si këto kulla që dhanë dritën e gjelbër për çlirimin e vendit, ende nuk janë të konservuara.

Sipas tij, gjendja e Kullave të Jasharajve është peng i faktorit njeri.

“Bëhen miliarda euro investime në asfalt, por nuk ka pasur mjete për konservimin e Kullave të Jasharajve”, thotë Jashari.