Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

20.08.2020 13:42:17

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç‘rast një familje pesë anëtarëshe ka marr lëndime trupore.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur para orës 13:00, ndërsa në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion.