60 vjeçari që vdiq sot nga COVID-19, është zyrtari i lartë i ‘’Birra Peja’’

20.08.2020 13:57:01

Adnan Gashi, 60 vjeçar sot në mëngjes humbi betejën me COVID-19, i cili është zyrtar i lartë në kompaninë “Birra Peja”.

Gashi ishte infektuar nga COVID-19 ditë më parë, dhe po trajtohej intensivisht në Klinikën Infektive në QKUK, përcjellë Klan Kosova.

Për vdekjen e Gashit, bëri të ditur edhe vajza e tij përmes një njoftimi mortor.

”Sot na u shua drita e syve, një yll u rrëzua nga qielli. Shpejtë ike 😔! Shpresuam shumë që përsëri do na e kthesh lumturinë, shpresuam që do të vazhdojmë harmoninë tonë. Ishim, jemi dhe do t ‘krenohemi gjithmonë për fjalët dhe veprat e tua, babi! Vështirë të shkruaj për ty, shkove por nuk u ktheve më”, përfundon reagimin Orinda Gashi.

Më 11 gusht, betejën me COVID-19 e humbi edhe drejtori i ”Birra Peja”, Ernest Jusufi.