Në Spitalin e Vushtrrisë 29 pacientë me COVID-19

20.08.2020 14:07:10

Spitali i Vushtrrisë bën të ditur se në këtë spital janë hospitalizuar 33 pacientë, prej tyre të konfirmuar me COVID-19 janë 29 pacientë.

Nga stafi mjekësor, 8 infermierë janë pozitiv në COVDI-19 si dhe 1 nga stafi tjetër përcjellës.

Nga pacientët e hospitalizuar në Spitalin e Vushtrrisë, një është i intubuar 4 në CPAP- maskë dhe 23 në oksigjeno-terapi.