Belgjika do të kërkojë falje për fëmijët e kidnapuar prej kolonive Afrikane

04.04.2019 14:55:08

Kryeministri i Belgjikës Charles Michel, do të kërkojnë falje për kidnapimin, mbajtjen me dhunë, dëbimin dhe adoptimin e detyruar të mijëra fëmijëve të lindur mes çifteve me raca të përziera në Burundi, Kongo dhe Ruandë.

Kërkim falja do të jetë hera e parë, që Belgjika pranon ndonjë përgjegjësi, për atë që historianët kanë thënë se ishte një dëm i madh që e ka shkaktuar ky shtet ndaj shteteve të Afrikës Qendrore, që i ka kolonizuar për tetë dekada.

New York Times raporton se gjatë një seance plenare, që zhvillohet sot pasdite në Parlamentin belg, kryeministri pritet të kërkoi falje, të tri shteteve që janë pavarësuar par 60 vitesh.

“Fëmijët e bardhë të lindur nga prindërit e dy ngjyrave të ndryshme, gjithnjë konsideroheshin si kërcënim për ndërmarrjen që i kishte kolonizuar, prestigjin dhe dominimin” ka thënë Assumani Budagwa, inxhinier dhe historian amator i lindur në një familje të kolonizuar në Kongo, eksperiencën e të kidnapuarit e ka përjetuar në familje.

Budagwa është bashkë autor i rezolutës parlamentare, që ka punuar me një të kidnapuar anonim, për keq bërjet që ka bërë Belgjika në të kaluarën me këta fëmijë, si dhe ata që kishin probleme në zhvillim dhe trajtoheshin keq nga Kisha Katolike Romane.

Rezoluta kërkon që qeveria belge t’i hapë arkivat e kolonializmit dhe të ofrojë mbështetje administrative për qindra njerëz, në Kongo dhe Belgjikë që nuk kanë certifikatë të lindjes, si dhe atyre që duan të dinë historinë e familjes së tyre.